Të drejtat e konsumatorit për ankesë tek tregtari

 

Konsumatori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj tregtarit nga i cili është blerë produkti, në rast të mos konformiteteve të produktit dhe të kontratës, në lidhje me çështjet e garantuara, për shkak të blerjes, si dhe arsyeve të tjera të ngjashme, në pajtim me Ligjin.

Blerja e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të krijohet mbi bazën e faturës për blerjen e produktit, kontratës së shitjes dhe kartën e garancisë ose në mënyrë tjetër përkatëse.

Ankesa e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, do të dorëzohet me shkrim, ose në ndonjë mjet tjetër të qëndrueshëm, në dispozicion të konsumatorit.

Tregtari duhet në objektin e shitjes dhe në vend të dukshëm të paraqesë informatat për mënyrën dhe vendin e parashtrimit të ankesës, dhe kur arrin marrëveshje duhet të njoftojë konsumatorin për këtë në një mënyrë të përshtatshme.

Barra e provës së detyrimit të përmendur në paragrafin 4 të këtij neni do të jetë mbi tregtarin.

Tregtari mban evidencë mbi ankesat e parapara në paragrafin 1 të këtij neni dhe të njëjtën duhet mbajtur të paktën dy vjet nga dita që ai/ajo ka marrë ankesën e konsumatorit.

Evidenca e paraparë në paragrafin 6 të këtij neni, duhet të përmbajë informacion mbi ankesën dhe datën e marrjes së ankesës, produktin, fushën dhe çështjen e ankesës, si dhe datën e lëshimit të njoftimit të paraparë në nenin 116, paragrafin 4 të këtij ligji, dhe që ajo të jetë mbajtur në formën e librit të kopjes fizike apo në format elektronik.

Tregtari është i detyruar të sigurojë praninë e një personi të autorizuar për të pranuar ankesat në vendin e dorëzimit të ankesave gjatë orarit të punës.

Tregtari është i detyruar t’i përgjigjet konsumatorit pa vonesë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e pranimit të ankesës, në formë të shkruar apo në ndonjë formë tjetër, në një medium të qëndrueshëm në dispozicion të konsumatorit, me vlerësimin për përmbajtjen e ankesës, që përmban propozimin për zgjidhjen e saj.

Në qoftë se ankesa nuk zgjidhet menjëherë, tregtari është i detyruar të lëshojë një njoftim me shkrim mbi pranimin e ankesës së konsumatorit.

Barra e provës në lidhje me detyrimin për të nxjerrë njoftimin e konsumatorit do të jetë mbi tregtarin.

Njoftimi i paraparë në paragrafin 2 të këtij neni, duhet të përmbajë të dhënat nga evidenca, e paraparë në nenin 115, paragrafi 7 të këtij ligji, si dhe datën e lëshimit të njoftimit.

Rregullatorët apo trupat e tjerë kompetent për të vendosur ndaj ankesës së konsumatorit kundrejt vendimit të tregtarit, nëse nuk parashihet ndryshe përmes një rregulloreje të veçantë, marrin vendim ne periudhë kohore prej dy (2) muajsh nga data e ankesës

Nëse një tregtar nuk i përgjigjet ankesës së konsumatorit brenda afatit të paraparë në nenin 116 paragrafi 1 të këtij ligji, konsumatori mund të paraqesë një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të tij sipas këtij ligji pranë organit administrativ kompetent për inspektim dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, i cili do të ndërmarrë masa në përputhje me këtë ligj.

Në qoftë se një tregtar refuzon një ankesë, konsumatori mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të tij te një autoritet inspektues ose mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij sipas një procedure gjyqësore apo procedurave jashtë-gjyqësore.

Në rastet e parapara në paragrafin 2 të këtij neni, në qoftë se një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave është paraqitur te një autoritet kompetent inspektues i cili mundet, nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë dhe/ose me ndërmarrjen e veprimeve të tjera të caktuara, pa përfshirjen e ekspertëve dhe organizatave, të përcaktoj që të drejtat e konsumatorit në bazë të këtij ligji janë shkelur, veçanërisht të drejtat në lidhje me çmimet, garancinë, përputhshmërinë e produkteve, dëmtimin e produktit të dhënë për riparim, kushte të padrejta në kontrata dhe praktikat e padrejta tregtare, autoriteti kompetent i inspektimit do të ndërmarr masa dhe udhëzon tregtarin për të vepruar në lidhje me ankesën e konsumatorit në përputhje me këtë ligj.

Nëse autoriteti kompetent i inspektimit nuk është në gjendje të vendosë, në bazë të veprimeve të zbatuara të parapara në paragrafin 3 të këtij neni, nëse të drejtat e një konsumatori në bazë të këtij ligji janë shkelur, do të informojë konsumatorin me shkrim se ai mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij në institucione jashtë-gjyqësore ose përmes procedurës gjyqësore.

Asgjë në këtë nen nuk do të parandalojë konsumatorin për të kërkuar ndihmë në gjykatë ose jashtë procedurave gjyqësore edhe para se ai / ajo t’i drejtohet me ankesë tregtarit.