Udhëzues për konsumatorë
Konsumator është secili prej nesh i cili rregullisht blen mallra dhe shërbime, kështu që të drejtat e konsumatorëve janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto faqe udhëzuese ofrojnë informacione në lidhje me këto të drejta. Ne kemi zgjedhur temat që mendojmë që janë më të rëndësishmet për konsumatorët, të bazuara në llojet e ankesave dhe pyetjeve të pranuara nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Shtyp në linçet e mëposhtme për të marrë informata në lidhje me këto tema.
Këshilla për blerje dhe si të paraqesim një ankesë
Këshilla para blerjes
Si të paraqesim një ankesë
Gjithashtu mund të bëni një ankesë të drejtpërdrejtë te një tregtar, për më shumë informacion shihni: (linku për ankesë)
Ju mund të kontaktoni Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit duke përdorur një nga metodat e mëposhtme.
Të telefononi falas nga të gjithë operatorët e telefonisë mobilë dhe fikse në numrin: 0800 11000
Pas (orës 16:00) dhe gjatë fundjavës ju mund të lëni një mesazh me zë duke lënë numrin tuaj të telefonit ose postën elektronike
(linku në faqen e Facebook-ut)
Të drejtat e konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave dhe shërbimeve
Shitja e mallrave tek konsumatorët
Konsumatori gëzon të drejtat e tij gjatë blerjes së mallrave. Çdo produkt që merr konsumatori duhet të:
Nëse produkti nuk përmbush ndonjë nga kërkesat e mësipërme, atëherë shitësi është përgjegjës për defekte. Konsumatori duhet të kontrollojë artikullin kur të merr atë dhe nëse gjen ndonjë defekt duhet që brenda tetë ditëve të lajmërojë shitësin në mënyrë që të drejtat e konsumatorit të plotësohen tërësisht. Nëse defekti vërehet pas dorëzimit, atëherë konsumatori ka afat tetë ditë për të njoftuar shitësin, duke filluar nga dita kur është gjetur defekti. Njoftimi i dërguar tek shitësi duhet të përfshijë një përshkrim të qartë të defektit dhe një ftesë për shitësin që të inspektoj produktin.
Shitësi nuk është përgjegjës për defektet të cilat i ka ditur blerësi para blerjes, ose për defektet që vërehen pas një kohe prej më shumë se gjashtë muajsh pas dorëzimit tek konsumatori.
Konsumatori i cili ka njoftuar saktësisht shitësin për defekt, mund të kërkoj opsione të ndryshme për të korrigjuar këtë çështje:
Secila nga këto mundësi mund të përfshijë kompensimin me para për konsumatorin. Për më tepër, shitësi mund të jetë përgjegjës edhe për dëmtimin e aseteve tjera të konsumatorit të shkaktuara nga ai defekt, p.sh. dëmtimi i pjesëve të kuzhinës ose të dyshemesë të shkaktuara nga zjarri i shporetit me defekt.
Garancitë e produktit
Çështjet e mësipërme zbatohen për të gjitha mallrat e konsumatorit. Përveç këtyre të drejtave, disa mallra ofrohen me garancion nga prodhuesi i cili u jep mundësi tjera konsumatorit. Shembuj të zakonshëm janë pajisjet shtëpiake, të tilla si lavatriçet dhe frigoriferët, të cilat zakonisht kanë garancion prej një viti nga prodhuesi.
Pasi që këto janë të drejta shtesë, prodhuesi mund të caktojë termat dhe kushtet dhe konsumatorët duhet t’i binden këtyre rregullave kur bëjnë ndonjë kërkesë për produktet që kanë garanci. Disa nga të drejtat kryesore të konsumatorit lidhur me garancitë janë si në vijim:
Vini re se termat dhe kushtet e garancisë nuk largojnë të drejtat e përgjithshme të konsumatorëve në lidhje me mallrat me defekt, siç është përmendur më sipër. Për shembull, një garanci mund të kërkojë që të përjashtohen disa lloje të defekteve, ose një grup të procedurave të veçanta për të paraqitur një kërkesë (p.sh. njoftimi brenda pesë ditëve). Në rastet e tilla, konsumatori ende ka të drejta sipas të drejtave të përgjithshme ligjore për mallrat me defekt.
Furnizimi me shërbime
Konsumatorët gjithashtu kanë të drejta në lidhje me furnizimin më shërbime për konsumator të tilla si riparimet shtëpiake (p.sh. instalimi i pjesëve të reja të kuzhinës), servisimin e automjetit dhe ofruesin e shërbimeve të internetit.
Shërbimet duhet të jenë në nivel të kënaqshëm sipas kushteve të ofruara me kontratë. Nëse ka mangësi (p.sh. artikujt janë instaluar gabimisht, ose nuk është përfunduar e gjithë puna që është rënë dakord), atëherë konsumatori duhet të njoftojë ofruesin sa më parë dhe t’i jap mundësinë që t’i eliminojë defektet në shërbimet e ofruara dhe të përmbush kontratën tërësisht siç është rënë dakord në fillim me konsumatorin.
Nëse ofruesi nuk arrin të korrigjojë situatën e krijuar brenda një kohe të arsyeshme, atëherë ata duhet të kompensojnë konsumatorin plotësisht ose pjesërisht për të reflektuar dallimin në mes të asaj për çfarë janë rënë dakord me kontratë me atë çfarë është ofruar nga ofruesi.
Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e mbrojtjes së konsumatorit sa i përket çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Ato janë të shënuara më poshtë.
Praktikat e Padrejta të Shitjes
Praktikat e padrejta të shitjes të cilat çorientojnë konsumatorët janë të ndaluara. Ka tri lloje kryesore:
Këto praktika nuk janë të lejuara në qoftë se ato kanë mundësi të ndikojnë tek konsumatori që të marr një vendim për blerje të cilin përndryshe ai/ajo nuk do ta ndërmerrte. Këto dispozita mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh aty ku ka komunikim mes shitësit dhe konsumatorit, duke përfshirë reklamën dhe promovimin e mallrave dhe shërbimeve.
Pretendimet mashtruese
Një praktikë është mashtruese në qoftë se ajo përfshin prezantimin e informacionit të rreme apo të pasaktë në lidhje me çështjet e caktuara specifike. Këto përfshijnë si në vijim:
Kështu, për shembull, një automjet i dorës së dytë mund të përshkruhet se ka “motor 1.8”, kur në fakt madhësia motorit është vetëm 1500cc. Apo kur një pallto për femra në dritare të një dyqani ka një çmim i cili thotë “40 euro”, kur në fakt dyqani kërkon 60 euro për të. Ose kur shitësi mund të deklaroj se nuk do të ofrohen rimbursime për lodra edhe nëse ato janë me defekte, kur ligji kërkon që ai të kthejë mallrat me defekte.
Mosveprimet mashtruese
Konsumatorëve duhet tu ofrohen informatat e duhura në mënyrë që tu mundësohet atyre të bëjnë një vendim të informuar për blerje. Dështimi për të bërë një gjë të tillë është një “mosveprim mashtrues”. Në rrethana kur ekziston një mundësi e qartë për një konsumator që të bëj një blerje, duhet të ofrohen:
Ky informacion duhet të paraqitet në mënyrë të qartë, dhe të lexueshme për konsumatorin. Informacioni nuk duhet të fshehët (p.sh. një faqe interneti e cila përmban informacionin e nevojshëm për një pjesë të panjohur të faqes që për konsumatorët do të ishte e pamundur të gjejnë ose vërejnë).
Praktikat agresive
Përdorimi i “ngacmimit, detyrimit apo ndikimit të palejuar” për shitjen e produkteve për konsumatorët është i ndaluar. Kjo përfshin kërcënimet e forcës fizike apo përdorimin e fjalëve dhe sjelljeve abuzive për shtrëngimin e konsumatorëve për blerje të mallrave ose shërbimeve.
Ato gjithashtu përfshijnë praktika të cilat nuk përfshijnë kërcënimin fizik apo sjelljet abuzive. Për shembull, është e ndaluar që: të kërcënohet me veprime ligjore të cilat nuk mund të ndërmerren; të bëhet një numër i paarsyeshëm i thirrjeve telefonike, dërgimit të emaillave apo vizita tek konsumatori për t’i bërë atij presion që të bëj një blerje; të përfitohet nga konsumatorët e cenueshëm, fatkeqësia e të cilëve zvogëlon kapacitetin e tyre për veprime të arsyeshme.
Kur bëhet vlerësimi nëse një praktikë është e padrejtë (duke përfshirë pretendimet mashtruese, mosveprimet dhe praktikat agresive), duhet të merren parasysh karakteristikat e çdo grupi të caktuar të konsumatorëve për të cilët është drejtuar praktika. Përveç kësaj, konsideratë duhet bëhet ndaj efekteve të mundshme për konsumatorët të cilët me anë të të metave mendore ose fizike, moshës apo naivitet janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj praktikës apo produktit.
(Shënim: kjo faqe nuk synon të ofroj njohjen mbi specializimin e nevojshëm në hartimin e udhëzimit për sigurinë e konsumatorit. Në vend të kësaj, është thjesht një kopje nga neni 6 i Ligjit nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe nenit 4 të Ligji nr. 04/L-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve)
Kërkesat e përgjithshme të sigurisë së mallrave dhe shërbimeve
2.1. karakteristikat e shërbimit;
2.2. efektin e shërbimit mbi mallrat dhe shërbimet tjera;
2.3. paraqitja e shërbimeve, paralajmërimet ose informacioni në lidhje me shërbimet duhet
të jenë në gjuhët zyrtare sipas ligjit në fuqi;
2.4. kategoritë e konsumatorëve në rrezik kur përdorin shërbimin, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit si konsumator me ndjesi të veçantë ndaj disa mallrave dhe shërbimeve ndaj pacientëve;
2.5. rreziqet e mundshme që mund të shkaktohen nga shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet.
Kërkesat e përgjithshme për sigurinë e produkteve
Linku i mundshëm për EU RAPEX:
https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=main.listNotifications&lng=en
Ligjet që rregullojnë shitjen e mallrave dhe garancive aplikohen si tek shitjet përmes internetit po ashtu edhe për shitjet në dyqane. Megjithatë, konsumatorët përmes internetit kanë gjithashtu të drejta shtesë. Këto mbulojnë tri fusha:
Informacioni para kontratës
Para se të vendoset për një blerje përmes internetit, konsumatorit duhet t’i ofrohen informata në lidhje me një sërë çështjesh të rëndësishme. Këto i mundësojnë konsumatorit që të merr një vendim të informuar për blerje. Informata duhet të jetë e qartë, e dukshme dhe e kuptueshme për konsumatorin. Në përgjithësi, kjo kërkesë është në përputhje nëse informata është e dukshme në faqen e internetit që përdoret nga shitësi dhe e cila mund të lexohet lehtësisht nga konsumatori. Çështjet që duhet të përfshihen janë:
Informacioni me shkrim
Pasi konsumatori të realizoj një blerje përmes internetit, ai/ajo duhet të pranoj një kopje të informacionit të detajuar të kontratës (duke përfshirë të gjitha informatat e para-kontraktuese të listuara më sipër) në lidhje me blerjen e veçantë.
Shitësi mund ta bëjë këtë në disa mënyra, d.m.th. përmes postës elektronike (emailit), faksit, postës, apo në ndonjë format tjetër që i lejon konsumatorit të mbajë një kopje të termave dhe kushteve. Thjesht duke pasur informacionin në një faqe interneti nuk është e mjaftueshme për të përmbushur këtë kërkesë pasi që formati nuk është stabil dhe mund të ndryshohet në çdo kohë nga shitësi.
Ndërprerja
Një konsumator ka të drejtë ta ndërpres një blerje përmes internetit, nëse:
Këto të drejta për shkëputjes nuk do të zbatohen nëse shitësi apo furnizuesi është përpjekur të përmbush detyrimet e tij, por ka dështuar ta bëjë këtë për shkak se konsumatori nuk ka qenë në dispozicion. Për shembull, është bërë një përpjekje për ofrimin e mallrave në shtëpinë e konsumatorit, por askush nuk ishte në dispozicion për të pranuar atë.
Blerja nga jashtë vendit
Kur një konsumator realizon blerje nga një shitës me seli në një shtet tjetër, mund të aplikohen rregulla tjera. Për shembull, shumë shitës në BE kanë të ngjarë të ofrojnë anulimin e mallrave të papërdorura deri në 14 ditë pas dorëzimit. Kërkesa të ngjashme të informacionit me ato në legjislacion e Kosovës zbatohen edhe për kompanitë e BE-së.
Konsumatorët duhet të kontrollojnë me kujdes termat dhe kushtet që aplikohen për një blerje nga jashtë vendi.