Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit

 

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit (sipas ligjit)

Neni 132

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e emëron Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit të Kosovës.
  2. Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit me propozim të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë emërohen nga Qeveria për një periudhë pesë (5) vjeçare.
  3. Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me propozim të Këshillit i propozon Qeverisë plotësimin ose zëvendësimin e kryesuesit apo ndonjë anëtari të ri brenda mandatit.
  4. Këshilli është organ këshillues lidhur me politikat për mbrojtjen e konsumatorit.
  5. Këshilli ka Sekretarinë e cila kryen punët teknike për Këshillin.
  6. Këshilli funksionon në bazë të rregullores së punës, të cilën e harton Këshilli.
  7. Këshilli harton dhe mbikëqyr implementimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe i raporton Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mbi zbatimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mbështet ndryshimet në legjislacion dhe rregulloret ekzistuese.
  8. Këshilli duke marrë pjesë në hartimin e politikës për mbrojtjen e konsumatorit, i raporton Qeverisë së Kosovës për rastet e shkeljeve kolektive të të drejtave të konsumatorit.
  9. Puna e Këshillit do të jetë publike.
  10. Këshilli përmes Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do t’i dorëzojë raportin vjetor Qeverisë Kosovës.
  11. Qeveria e Kosovës me vendim përcakton kompensimin për anëtarët e Këshillit të lejuar nga buxheti i Republikës së Kosovës.
  12. Takimet e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit parashihen në baza dy-mujore.

 

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve (sipas programit)

Puna e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve është publike dhe ndër tjera, është e përcaktuar në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ku gjithashtu potencohet se, Këshilli:

  • Paraqet organ këshillues lidhur me politikat për mbrojtjen e konsumatorit;
  • Posedon Sekretarinë që kryen punët teknike për Këshillin;
  • Funksionon në bazë të Rregullores së punës, të cilën e harton Këshilli;
  • Harton Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe i raporton ministrit të MTI-së mbi zbatimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, mbështet ndryshimet në legjislacion dhe rregulloret ekzistuese;
  • Merr pjesë në krijimin e politikës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe i raporton Qeverisë së Kosovës, për rastet e shkeljeve kolektive të të drejtave të konsumatorëve;
  • Dorëzon raportin vjetor Qeverisë Kosovës përmes ministrit të MTI-së.

 

Brenda kornizave sikurse figurojnë më lart, Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve, më tutje:

  • Paraqet instrument të rëndësishëm për rregullimin e tregut, mbrojtjen e konsumatorëve
  • Përfaqësohet nga shtatë anëtarë të emëruar nga Qeveria dhe kryesohet nga përfaqësuesi i MTI-së me mandat pesëvjeçar:
    • Dy përfaqësues nga MTI: njëri nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve (njëherësh kryesues i Këshillit) dhe një nga Inspektorati i Tregut;
    • Një ekspert i pavarur (njëherësh përfaqësues nga OJQ – ‘LENS’);
    • Një përfaqësues nga Shoqata (OJQ) ‘Konsumatori;’
    • Dy përfaqësues nga asociacionet e bizneseve: një nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe një nga Aleanca Kosovare e Bizneseve;
    • Një përfaqësues nga Agjencia Ushqimore dhe Veterinës.  

Mban takime të rregullta mujore, ku bisedohen tema lidhur me zbatimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, aktualitetet sa i përket tregut në Kosovë, si dhe dukuritë negative me të cilat konsumatorët përballen.